Lajme

Australia do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën


Australia thotë se do të financojë furnizimin me armë për Ukrainën për ta ndihmuar atë të luftojë forcat ruse.

Masa vjen disa ditë pasi qeveria në Canberra tha se do të siguronte vetëm pajisje ushtarake “jo vdekjeprurëse”.

Kryeministri Scott Morrison u bashkua me ukrainas-australianët në një shërbesë kishtare në Sydney të dielën në mëngjes përpara se të shpallte vendimin.

“Qeveria australiane do të vazhdojë të mbrojë atë që është e drejtë kur bëhet fjalë për Ukrainën”, tha ai.

“Ne do të kërkojmë të ofrojmë çdo mbështetje që mundemi për ndihmën vdekjeprurëse përmes partnerëve tanë të NATO-s, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

Morrison shtoi se përpunimi i shpejtë i aplikantëve për viza nga Ukraina do të ishte një “prioritet kryesor” për të në vazhdim.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore