Sport

Atletico Madrid interesohet për sulmuesin e Barcelonës


Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Memphis Depay në Atletico Madrid këtë muaj.

Herën e fundit që Barcelona lejoi një sulmues t’i bashkohej Atletico-s, ishte Luis Suarez dhe ai i udhëhoqi ata drejt titullit të La Liga-s atë sezon.

Sipas raporteve të ESPN, Atletico ka rritur interesin e tyre për holandezin Depay teksa kërkojnë të zëvendësojnë Joao Felix dhe Matheus Cunha.

I pyetur për transferimin e mundshëm të Depay në Atletico, Alemany tha të enjten: “Do të shohim. Ne duhet të vlerësojmë me të vërtetë kalendarin që kemi, garat janë shumë kërkuese dhe ne nuk kemi një skuadër me një tepricë lojtarësh. Memphis është një lojtar me cilësi të lartë dhe nuk mund t’i parashikoj gjërat”.

Depay mbërriti te Barcelona vetëm si një transferim i lirë nga Lyon në vitin 2021.

Problemet me lëndimet dhe nënshkrimi i Pierre-Emerick Aubameyang bënë që Memphis të mos zinte vend në ekipin startues.

28-vjeçari kishte oferta për t’u larguar nga Barcelona në verë, por vendosi të qëndrojë në klub duke kërkuar të luftojë për një vend në formacionin fillestar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore