Sport

Atletico Madrid hedh sytë nga Milik


Atletico Madrid-it është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe tashmë po monitorojnë Arkadiusz Milik-un e Marseille-s. Polaku më herët ka qenë i lidhur me një transferim te Barcelona, për të zëvendësuar Luis Suarez-in dhe te Real Madrid-i për të zëvendësuar Luka Joviç-in dhe Mariano Diaz-in.

Milik ishte pjesë e Napoli-t, deri në janar, por mos rinovimi i kontratës që i përfundonte në 2022, bëri që ai të shitej te Marseilla, pasi në ekipin e të kaltërve nuk thirrej. Napoli e zëvendësoi Milik-un me Victor Osimhen-in.

27-vjeçari kushton rreth 15 milionë euro, një shifër që nuk përbën problem për Atletico-n. Këtë sezon ai është paraqitur 12 herë dhe ka realizuar gjashtë gola dhe një asist.

Sulmuesi ka një karrierë të pasur: në Serinë A ka realizuar 38 gola në 93 ndeshje, në Eredivisie ka shënuar 32 gola në 52 ndeshje, në Ekstraklasa ka shënuar 11 gola në 38 ndeshje, në Bundeslige ka shënuar dy gola në 24 ndeshje dhe në Ligën e Parë në 11 ndeshje ka realizuar pesë gola.

Milik është dhe pjesë e Kombëtares së Polonisë. Në total është paraqitur në 59 ndeshje, nga ku ka shënuar 15 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore