Sport

Aston Villa kërkon ish-sulmuesin e Milan-it dhe Barcelonës


Aston Villa është duke kërkuar transferimin e ish-sulmuesit të Milan-it dhe Barcelonës, Gerard Deulofeu-n.

Mediat italiane shkruajnë se vetë agjenti i Deulofeu-t, Alberto Botines, e ka konfirmuar interesimin e Villa-s për sulmuesin spanjoll.

Botines ka folur shkurtimisht për “Il Messaggero Veneto” për thashethemet që e lidhin ish- sulmuesin e Milan-it me një lëvizje në Premier League.

“Ka pasur një interes nga Aston Villa, por asgjë konkrete”, tha agjenti i lojtarit.

Deulofeu aktualisht është jashtë fushës dhe pritet të rikthehet në stërvitje këtë javë. Ai nuk duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës në Serie A kundër Bologna-s në “Dacia Arena”.

28-vjeçari ka luajtur tashmë në Premier League për Everton-in dhe Ëatford-in dhe ka shënuar 20 gola në 127 paraqitje në ligën e parë të Anglisë.

Ai ka fituar të njëjtën shumë në 79 ndeshje të Serisë A me Milan-in dhe Udinese-n. Sulmuesi spanjoll gjithashtu ka 27 gola në 68 paraqitje në La Liga.

Deulofeu  deri më tani ka tre gola dhe shtatë asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe kontrata e tij në “Dacia Arena” skadon në qershor të vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore