Lajme

Asteroidi më i madh i këtij viti po i afrohet Tokës


Pas pak ditësh, asteroidi më i madh i këtij viti do të kalojë pranë Tokës.

Ky lajm është raportuar nga faqja “Science Alert”, përcjell Albanian Post.

Një asteroid katër herë më i madh se “Empire State Building” do t’i afrohet Tokës më 27 maj.

Kjo, sipas Qendrës për Studime të Objekteve Afër Tokës.

Asteroidi, i quajtur 7335, do të kalojë pranë planetit tonë në një distancë prej rreth 4 milionë kilometrash.

Kjo është pothuajse 10 herë sa distanca mesatare midis Tokës dhe Hënës.

Megjithatë, duke pasur parasysh madhësinë e madhe të shkëmbit hapësinor – 1.8 kilometër në diametër – dhe afërsisë relative me Tokën, NASA e klasifikoi asteroidin si “potencialisht të rrezikshëm”.

Kjo do të thotë se asteroidi mund të shkaktojë dëme masive në planetin tonë nëse orbita e tij hyn në orbitën e Tokës.

Sipas NASA-s, 7335-ta është asteroidi më i madh që i afrohet Tokës këtë vit.

Shkencëtarët shpjegojnë se asteroidi po lëviz me një shpejtësi prej rreth 76 mijë km/h.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore