Pajisje

AST SpaceMobile dhe AT&T kanë realizuar me sukses lidhjen e celularit Samsung Galaxy S22 me një satelit


Kompania AST SpaceMobile, në bashkëpunim me AT&T, kanë realizuar me sukses lidhjen e celularit Samsung Galaxy S22 me një satelit në orbitën e ulët të Tokës dhe kanë bërë një telefonatë.

Ky test i suksesshëm ka shënuar një moment historik për komunikimin celular satelitor dhe krijuesit pretendojnë se tani janë një hap më afër për të publikuar këtë teknologji për përdoruesit.

AST SpaceMobile ka bërë një deklaratë, duke treguar se kohët e fundit kanë kryer disa teste në Hawaii, ku inxhinierët e tyre kanë arritur një shpejtësi shkarkimi prej 10 Mbps nga sateliti BlueWalker 3 në një celular të fabrikës në Tokë.

Arritja e suksesshme e shpejtësive të shkarkimit me dy shifra gjatë testimit satelit-te-smartphone na çon një hap më afër për t’u siguruar që njerëzit në të gjithë SHBA mund të qëndrojnë të lidhur pavarësisht vendndodhjes së tyre”, tha shefi i AT&T Networks Chris Sambar.

Në hapin tjetër, AST dëshiron të lidhë telefonin celular me satelitin BW3 nëpërmjet një sinjali 5G.

Raketa Falcon 9 e SpaceX e dërgoi satelitin në orbitë jo të Tokës në shtator dhe është i pajisur me antenën më të madhe ndonjëherë në një satelit komercial dhe është një nga objektet më të ndritshëm në qiellin e natës me një madhësi pak më të madhe se 64 metra/katrorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore