Lojëra

Asphalt 9 me hiper makina


Asphalt 9, loja e re e garave me makina, përfshin një gamë të gjerë të hiper makinave si Ferrari, Porche, Lamborghini dhe W Motors.

Secili lojtar mund të përzgjedhë modelin e makinës që dëshiron për të garuar dhe mund të nisi lehtësisht të garojë me makinat rivale.

Sipas Google Play, teknika HDR dhe efektet vizuale e kthejnë garën “në një film të vërtetë”. Gjithashtu, çdo automjet që është pjesë e lojës është përzgjedhur me kujdes bazuar në estetikën dhe performancën më të lartë të drejtimit.

Loja është e ndarë në 60 sezone dhe 800 ngjarje. Njëkohësisht, lojtarëve u jepet mundësia të garojnë me shtatë rivalë.

Risia e këtij versioni të ri të Asphalt është krijimi i komuniteteve të lojtarëve mes tyre./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore