Lajme

Asnjë i vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 16 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 424 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 10 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 320.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar dy mijë e 285 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 856 mijë e 150 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 763 mijë e 652.

Një ditë më parë, më një dhjetor, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore