Sport

Asensio kërkohet nga gjigantët e Premier League


Arsenal-i, Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë të gjithë në garë për nënshkrimin e anësorit të Real Madrid-it, Marco Asensio, raporton Football Insider.

27-vjeçari mund të largohet nga Real Madrid-i si lojtar i lirë kur kontrata e tij të përfundojë në verë, pasi iu bashkua Los Blancos nga Mallorca në vitin 2016. Ai është i lirë të diskutojë një parakontratë me çdo klub tjetër që tani.

Spurs dhe Man United kanë treguar tashmë një interes për nënshkrimin e reprezentuesit spanjoll, ndërsa Arsenal-i ka qenë i lidhur për disa kohë të konsiderueshme dhe tani thuhet se është gati të konkurrojë – të tre klubet kanë kontaktuar me ndërmjetësit për një marrëveshje të mundshme.

Asensio është thirrur kryesisht nga pankina nga Carlo Ancelotti këtë sezon, me vetëm nëntë nga 30 paraqitjet e tij në të gjitha kompeticionet që vijnë nga fillimi — edhe kështu, anësori ka regjistruar gjashtë gola dhe pesë asistime.

Nëse ai bashkohet me Topçinjtë, Asensio pritet të konkurrojë me Bukayo Saka dhe Reiss Nelson për kohën e lojës në krahun e djathtë.

Pasi u mund nga Chelsea për nënshkrimin e Mykhaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk në janar, Arsenal-i shpreson të shmangë një skenar të ngjashëm kur të arrijë afati i transferimeve të verës.

Spurs kanë një mori opsionesh sulmuese, ndërsa Djajtë e Kuq nënshkruan me Antony në verë, kështu që Asensio ka të ngjarë të përballet me konkurrencën për minuta në ndonjë nga tre klubet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore