Lajme

Asamblistët e partisë së Vuçiç-it në Llozhnicë pengojnë Viola von Cramon duke brohoritur “Kosova është Serbi”


Pengohet vizita e Viola von Cramon në Lozhnicë të Serbisë

Vizita e raportueses në Parlamentin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon të enjten e 28 tetorit në Gornji Nedeljiçe të Lozhnicës në Serbi është ndërpre nga asamblistët e Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ata kanë brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “E keni shitur Kosovën”, duke penguar edhe fizikisht vizitën e planifikuar të raportueses në Parlamentin e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon e cila kishte për qëllim mbështetjen e qytetarëve serbë të këtyre rajoneve, ku edhe pritej nga përfaqësuesit e Partisë së Gjelbër.

Ata akuzonin Cramon për siç thoshin “shitjen” e Kosovës.

Dëshmitari i rastit i cili ka dërguar edhe videon për mediat serbe, ka thënë se asamblistët kanë votuar planin hapësinor kundërligjshëm pasi që ai plan ishte kundërshtuar.

“Deputetët e Kuvendit Komunal të Loznicës nga radhët e SNS-së, të cilët votuan për planin e turpshëm dhe të kundërligjshëm hapësinor, kur e kuptuan se qytetarët nuk e donin këtë projekt, u përpoqën të provokojnë incidente dhe të ndalojnë luftën e popullatës lokale për ruajnë tokën e tyre të pasur dhe qëndrojnë në vatrat e tyre shekullore”, ka thënë dëshmitari i rastit për portalin e lajmeve serbe.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore