Lajme

Këshilltarë të partisë së Vuçiçit i dalin “në pritë” Viola von Cramon – Atmosferë incidentesh


Disa këshilltarë të Partisë Përparimtare Serbe të mbledhur në pritje të Viola von Cramon

Vizita e planifikuar e Viola von Cramon, Raportueses në Parlamentin e BE-së për Kosovën, në Loznicë dhe Gorni Nedeljic në Serbi me përfaqësuesit e Partisë së Gjelbërt, kishte për qëllim mbështetjen e qytetarëve të këtyre rajoneve.

Sidoqoftë, duket se situata u kërcënua deri në incidente potenciale, pasi në Nedeljic u shfaqën disa këshilltarë (asamblistë) të Partisë Përparimtare të Serbisë, parti kjo që udhëheqjet nga Aleksandër Vuçiç.

Një dëshmitarë i rastit ka dërguar një video për portalin e lajmeve serbe Nova, ku janë parë disa burra, të cilët ishin në shoqërinë e këshilltarëve të partisë së Vuçiçit.

Për shkaqe sigurie, Viola von Cramon do të niset drejt për Gornji Nedeljic, bëhet e ditur për këtë medium.

“Deputetët e Kuvendit Komunal të Loznicës nga radhët e SNS-së, të cilët votuan për planin e turpshëm dhe të kundërligjshëm hapësinor, kur e kuptuan se qytetarët nuk e donin këtë projekt, u përpoqën të provokojnë incidente dhe të ndalojnë luftën e popullatës lokale për ruajnë tokën e tyre të pasur dhe qëndrojnë në vatrat e tyre shekullore”, ka thënë dëshmitari i rastit për portalin e lajmeve serbe.

“Qytetarët e Loznicës, të udhëhequr nga shoqata “Ne damo Jadar”, dje në vetëm një ditë kanë mbledhur mbi 4000 nënshkrime kundër projektit të dëmshëm Rio Tinta”, ka thënë ndër të tjera ai.

Viola von Cramon ka qenë shumë e zëshme në denoncimin e politikës dashakeqe të regjimit të Aleksandër Vuçiç, e veçanërisht kohëve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore