Lajme

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi një deklaratë për Ukrainën


Asambleja Parlamentare e NATO-s (AP) ka deklaruar nevojën për t’i dalë në mbështetje Ukrainës në rrugën e integrimit euroatlantik dhe për të rritur furnizimin me armë të rënda.

Sipas shërbimit për shtyp të parlamentit ukrainas, kjo shkruhet në deklaratën e miratuar në sesionin pranveror të AP-së.

Më shumë se 200 ligjvënës nga rreth 30 vende të Aleancës së NATO-s miratuan unanimisht deklaratën “Qëndrimi me Ukrainën”, e cila “dënoi ashpër luftën e nisur nga Rusia”.

Deklarata thotë se AP-ja e NATO-s synon të mbështesë Ukrainën në rrugën e integrimit euroatlantik.

Ndër të tjera, NATO thekson nevojën e furnizimit me armë të rënda, në veçanti, sistemet e mbrojtjes ajrore, sistemet e mbrojtjes raketore, sistemet kundër anijeve dhe artilerisë, si dhe forcimin e shkëmbimit të inteligjencës.

Dokumenti flet gjithashtu për domosdoshmërinë për të rritur sanksionet shkatërruese kundër Rusisë.

Kjo, për të braktisur gradualisht importin e qymyrit, gazit, naftës dhe uraniumit nga Federata Ruse.

AP e NATO-s këmbëngul për dëbimin e diplomatëve rusë nga vendet e NATO-s, të cilët janë të përfshirë në aktivitete armiqësore.

Në veçanti, kjo ka të bëjë me përhapjen e urrejtjes, dezinformimit dhe nxitjes së konflikteve.

Deklarata flet për nevojën e një koncepti strategjik të NATO-s, i cili do të përcaktojë qartë revizionizmin dhe veprimet agresive të Rusisë si kërcënimin imediat dhe kryesor për sigurinë euroatlantike.

Kjo vlen edhe për forcimin e konsiderueshëm të potencialit ushtarak të NATO-s, në veçanti për parandalimin bërthamor të Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore