Sport

Arsenal-i tregon mbështetje për ish-futbollistin e tyre që u therr me thikë


Para ndeshjes së tyre kundër Nottingham Forest, lojtarët e Arsenal-it dërguan një mesazh mbështetjeje për Pablo Mari, mbrojtësin e huazuar në Monza, i cili iu nënshtrua një operacioni pas goditjes me thikë në një supermarket.

Skuadra ka pozuar me fanellën e Arsenalit të Pablo Mari gjatë stërvitjes së fundit në “Emirates Stadium”.

Incidenti ndodhi në Assago, në periferi të Milanos , në një qendër tregtare mbrëmjen e së enjtes.

Një 46-vjeçar italian, i cili ishte nën kujdesin psikiatrik, ka rrëmbyer një thikë nga raftet dhe ka goditur me thikë gjashtë persona, duke vrarë një arkëtar.

Pablo Mari thuhet se ishte i pari që u godit me thikë në shpinë dhe iu nënshtrua një operacioni të premten në mëngjes.

Fatmirësisht, thika nuk ka goditur asnjë organ vital dhe spanjolli ka dalë nga spitali mëngjesin e sotëm.

Atij i është thënë të pushojë plotësisht dhe nuk pritet të kthehet në fushë për tre muaj.

Pablo Mari e kaloi sezonin e kaluar si huazim në Itali te Udinese .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore