Shqipëria

ARRSH jep informacion për gjendjen e rrugëve


Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e rrugëve në akset kombëtare në orët e fundit si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Në postim thuhet se reshjet kanë pushuar dhe është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi normal vazhdon në të gjitha akset rrugore, sqaron ARRSH-ja.

Qarkullimi me zinxhur rekomandohet në rrugën e Dardhës, nga kilometri i pestë deri në kilometrin e 13-të. Gjithashtu, zinxhirë duhet të përdoren në segmented Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik, njofton autoriteti rrugor.

“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore