Shqipëria

Arrestohet shoku i 29-vjeçarit, që e qëllua për vdekje nga një efektiv policie, për moskallëzim krimi


Të mërkurën e 15 dhjetorit Policia e Tiranës ka arrestuar shokun e 29-vjeçarit, i cili u vra mesnatën e 13 dhjetorit në një supermarket në Tiranë.

Përkatësisht shtetasi O. D., 36 vjeç është arrestuar nën akuzë për “moskallëzim krimi”, pasi ka qenë prezent gjatë momentit kur shoku i tij J. D., u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe policia vijon punën për kapjen e tij.

Konflikti mes viktimës dhe efektivit ka ndodhur se kush do të paguante i pari të kasa në supermarket.

Policia ka njoftuar njoftoi se nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendin e ngjarjes ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe A. S., nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të 29-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore