Shqipëria

Tiranë: Vrasje në orët e para të mesnatës – 29-vjeçari ndërron jetë në spital


Në orët e para të 14 dhjetorit, rreth orës 00:20, në Tiranë është regjistruar një konflikt i armatosur mes dy personave me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari.

Shtetasi me iniciale J.D. ka ndërruar jetë më pas në Spitalin Universitar të Traumës pas plagëve të marra.

Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”.

Shtetasi J.D., u konfliktua me një person që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore