Lajme

Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë


Ilustrim

Një qytetar serb është arrestuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Lajmi u bë publik një ditë më parë, por në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës e konfirmon duke shtuar se “arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës”.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.

Mbrëmjen e së enjtes disa medie raportuan se bëhet fjalë për Caslav Joliç, polic aktiv në Beograd.

Ai akuzohet për rrahjen e një kosovari nga fshati Gurrakoc pak para përfundimit të luftës.

I njëjti akuzohet edhe për tortura dhe maltretim të popullsisë civile në Istog si rezervist në ish-policinë serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore