Lajme

Arrestohet në flagrancë zyrtari i një ministrie për marrje ryshfeti


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën e 11 janarit një person në Prishtinë për ryshfet për subvencione.

“Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë  një person mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Identiteti i personit i cili nuk është bërë i ditur, dyshohet se me pozitën që kishte qenë në kuadër të një ministrie, emri i së cilës po ashtu nuk është bërë i ditur.

“Dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”.

Aksioni “Brezovica” para ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, bën të ditur PK-ja.

Policia e Kosovës kishte vënë në pranga dhjetëra zyrtarë gjatë vitit të kaluar në aksionin që ka të bëjë me subvencionet në fushën e bujqësisë.

Edhe arrestimet e datës 24 dhe 25 shkurt ishin bërë po ashtu nën dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve, marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më gjashtë janar, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte njoftuar se në aksionin e të enjtes në rastin “Brezovica” janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, më saktësisht për marrje ryshfeti.

Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore