Shqipëria

Arrestohet ish-juristi i Hipotekës në Lushnjë


Ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, Selami Kasapi, është arrestuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Kasapi, i cili shërbyer pranë Hipotekës sё qytetit tё Lushnjёs në vitet 2014-2016, ka regjistruar prona në emër të disa personave, sipas njoftimit tё policisё.

Kasapi, i shpallur nё kёrkim, ishte dёnuar nё vitin 2020, me 12 muaj burg pёr veprёn penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore