Kosova

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj


Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

“Ai është arrestuar në Ferizaj, para 5 minutave, kjo është e tëra. Është arrestuar në territorin e Ferizajit në një fshat”, ka thënë për media Mehmet Alihajdini, Major i Policisë në Ferizaj.

Këtë deklaratë Alihajdini e ka dhënë para gjykatës Themelore në Ferizaj, ku edhe po mbahet protesta kundër vrasjes së M.O., e cila u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Përmes një komunikate për medie, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se “është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’”.

“Vrasja e rëndë, ka ndodhur  me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K)”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

“Ai po shoqërohet në polici” përfundon njoftimi i Policisë së Ferizajt duke shtuar se detajet tjera do të bëhen publike më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore