Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike në Mazgit dhe Obiliq


Ilustrim.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të cilët dyshohen për trafikim me lëndë narkotike në Mazgit dhe Obliq.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar: 10 paketime të formave të ndryshme të mbushura me narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 672.1 gram, 2 paketime të vogla me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 0.6 gram”.

“2 peshore digjitale, një fletore me shënime për shitje të narkotikëve, një armë zjarri e modelit Zoraki 9mm  me një karikator, para të gatshme 1940 € dhe 4 telefona celular”.

Kurse, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në raport tutje thuhet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave në Podujevë ku ka ndërruar jetë një person.

“Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare”.

E njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Kurse për aksidentin në komunën e Klinës në raport nuk ka pasur më shumë informacione, përvec atyre që ishin kumtuar të enjten.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes  trenit dhe një veture civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili është dërguar në emergjencën e spitalit Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore