Shqipëria

Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie në Lushnje


Dy shtetas janë proceduar penalisht për zjarrvënie në qytetin e Divjakës, të dielën e 22 gushtit.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar shtetasi P. R., banues në Divjakë, pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e tjetrit duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.

Gjithashtu, policia e Lushnjës ka arrestuar shtetasin D. N., pasi gjatë natës në fshatin Plug, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me fshesë të korrur në pronësi të shtetasit M. Ç..

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore