Zgjedhjet në Shqipëri

Arrestohen autorёt e vrasjes së 43 vjeçarit nga Korça


Policia e Korçёs njoftoi ditёn e sotme arrestimin e dy autorёve e vrajses sё 43 vjeçarit nga Korça, nё Selanik tё Greqisё.

Tё ndaluarit pёr Operacionin “Radaneci 2021” janё Orgel Xhambazi 24 vjeç dhe Medi Ganolli 32 vjeç.

Dy personat mё datё 18.05.2020, pas njё konflikti tё çastit, nё bashkёpunim me Romarjo Tahirin, vranё me thikё shtetasin me iniciale S.D.

Romarjo Tahiri ёshte arrestuar mё parё nga autoritetet e policisё greke. Ndёrkohё, u realizua dhe kapja e dy perosnave tё tjerё tё pёrfshirё nё vrasjen e shtetasit nga Korça.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore