Shqipëria

Arrest me burg Jetmir Dacit, i dehur përplasi familjen në Prrenjas


Është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për Jetmir Dacin.

Në gjendje të dehur, ai përplasi familjen në Prrenjas, ku për pasojë ndërroi jetë 24-vjeçarja.

Në gjykatën e Elbasanit u caktua këtë të mërkurë masa e sigurisë ndaj Dacit, i cili në 8 prill përplasi në rrugë gjashtë persona duke lënë të vdekur një vajze 24 vjeçare dhe pesë të plagosur.

Ai rezultoi i dehur në timon teksa u përfshi në aksident.

24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht, pasi qëndroi disa ditë në koma te Trauma.

Ajo bashkë me pesë anëtarët e tjerë të familjes u përplasën nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para gjithçka doli.

Të shtunën e 13 prillit, spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma prej komplikacioneve të rënda shëndetësore.

U përplas nga shoferi i dehur, ndërron jetë 24-vjeçarja – arrestohet drejtuesi i mjetit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore