Futboll

Arkadiusz Milik në Marseille për vizita mjekësore


Sulmuesi polak shkon në Francë me një avion privat nga Capodichino. Ai do t’i nënshtrohet menjëherë analizave mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën me klubin e tij të ri.

Sulmuesi polak do të mbërrijë sot paradite në Marseille me një avion privat për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’iu bashkuar klubit francez. Bëhet fjalë për dhënie hua me të drejtë shitje.

Napoli vazhdon ta ketë kartonin e polakut. Nga kjo transfertë Napoli do të përfitojë një shumë totale prej 12 milionë eurosh, nga të cilat tetë milionë si shifër bazë dhe katër të tjera nga bonuset. Shto dhe 20% të shifrës në rast të një rishitje të mundshme. Ishte një zgjidhje me leverdi për Napolin, po të kemi parasysh që në fund të sezonit Milik do të kishte parametrat zero.

Përvoja e Milik me fanellën e Napolit përfundon pas katër vjet e gjysmë, me 122 ndeshje dhe 48 gola./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore