Zgjedhjet në Kosovë

Ardian Gjini: Jemi fitues bindshëm në Gjakovë


Ardian Gjini

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se është i bindur në fitore.

“Vetëm e kemi tejkalua 50 përqindëshin e nevojshëm, jemi fitues bindshëm në Gjakovë”, është shprehur Gjini në një konferencë për media.

Sipas Exit Poll-it të Albanian Post

Sipas rezultateve Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të jetë kryetar i Komunës së Gjakovës, pasi, ai në raundin e dytë ka fituar 53.0%.

Derisa, kundër-kandidatja e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është në shifrën e 47.0%.

Gjini kështu ka ruajtur vendin e parë të cilin e zuri edhe me 17 tetor kur fitoi 18 mijë e 973 vota ose 45.76 për qind, derisa Kusari-Lila kishte 15 mijë e 426 vota ose 37.20 përqind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore