Muzikë

Ardian Bujupi lajmëron projektin e ri, dhe albumin “10”


Këgëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi, pritet që shumë shpejt të publikojë projektet e reja për sezonin e verës.

Artisti pëmes një postimi, të bërë në llogarinë e tij në Instagram, ka lajmëruar këngën e re, dhe albumin që titullohet “10”, duke simbolizuar kështu  vitet e karrierës së tij në skenë.

Këngëtari ka treguar se albumi që po sjell, ështe një ndër projektet më të rëndësishme të tij.

Albumi i këngëtarit dhe kënga “Peligrosa” do të vijnë në platforma dixhitale më 28 maj.

“Paname” – është kënga më e re muzikore nga këngëtari, të cilin për publikun e ka lansuar edhe me videoklip të xhiruar nga Leeroy Klauhs, e cila ka arritur një sukses klikimesh në platformën Youtube.

Ai ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore të ndryshme, të cilat po bëjnë bujë edhe në shtetin gjerman, ku këngëtari aktualisht po jeton dhe vepron.

Këngëtari që në fëmijëri ka filluar të merret me muzikë, pjesëmarrja e tij në një shfaqje televizive në Gjermani, “Gjermania kërkon Siperyllin”, artistit i dha famë të menjëhershme, dhe sidomos me suksesin që arriti, Ardiani ia doli që të jetë personi më i adhuruar i përbashkët nga shqiptarët dhe gjermanët.

Më datë 8 Mars 2011, Ardian Bujupi publikoi këngën e tij të parë, “Beste”, në bashkëpunim me J.b Awa.

Kënga edhe pse u publikua në gjuhën gjermane, pati një sukses të madh në tregun shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore