Pajisje

Apple planifikon të konkurojë me Asus


Asus, deri më tani, ka qenë pioniere në krijimin e laptopëve me ekran të palosshëm me serinë Zenbook Fold.

Megjatë, duket se Asus do të përballet me një konkurrencë të fortë në të ardhmen.

Sipas një raporti nga Korea, Apple është në fazën e zhvillimit të një laptopi me ekran të palosshëm. Kompania amerikane po diskuton me furnizuesit e tyre për të publikuar një MacBook me ekran të tillë.

 

Asus Zenbook 17 Fold OLED

Raportet sugjerojnë se laptopi pritet të dalë në treg në vitin 2026, pas një prezantimi të mundshëm në vitin 2025.

Nëse Apple vendos të prodhojë një laptop të tillë, do të ndryshonte tregun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore