Sport

Antonio Conte e kërkon Weston McKennie-n te Tottenham


Antonio Conte i ka kërkuar drejtorit sportiv të Tottenham-it, Fabio Paratici, që të sjellë mesfushorin amerikan të Juventus-it, Weston McKennie-n, në Londër.

Ish-drejtori sportiv i Juventus-it, Paratici, iu bashkua londinezëve këtë verë, pas një dekade në “Allianz Stadium”.

Ai e njeh mirë McKennie-n dhe ka marrëdhënie shumë të mira me Conte-n, me të cilin kishin punuar bashk edhe më parë, pikërisht te Juventus.

Antonio Conte – Fabio Paratici, Juventus

Conte e ka futur Tottenham-in në një formë shumë të mirë në Premier League, duke i kthyer ata si pretendent kryesorë në luftën për një vend në Champions League.

Pas afro dy muajve në klub, italiani ka filluar të bëj atë që e bën kudo që shkon – të kërkojë vet lojtarët për të transferuar.

Dhe, i pari në listën e tij është pikërisht McKennie.

Amerikani çuditërisht ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e Massimiliano Allegri-t, edhe pse vitin që shkoi ishte një ndër futbollistët më të mirë të zonjës së vjetër.

Antonio Conte i ka premtuar atij një vend titullari në “London Stadium”, dhe madje e kërkon qysh në janar.

Operacioni duket i vështirë, por jo i pamundur.

Nëse McKennie do, atëherë gjithçka do të bëhet më e lehtë – dhe në këtë moment, amerikani është ende i pavendosur.

Kur kanë mbetur edhe tetë ditë deri në hapjen e merkatos dimërore, atëherë kjo çështje pritet të zgjidhet shumë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore