Sport

Anterlecht i tregon ‘dhëmbët’ Laçit që në ndeshjen e parë


Anderlecht-i ka fituar me lehtësi ndaj Laçit në ndeshjen e parë të turit të tretë në Conference League të luajtur në “Elbasan Arena”. Belgët kanë shënuar tre herë dhe nuk kanë pësuar asnjë gol.

Dy gola në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë vulosën shifrat e takimit në 0-3 për miqtë. Fillimisht shënoi Hennes Delcroix në minutën e 26 dhe më pas në të 42 shënoi, Wesley Hoedt.

Goli i tretë erdhi nga Lior Refaelov në minutën e 61. Një fitore me vlerë për ekipin e Vincent Kompany që në ndeshjen e kthimit në shtëpi do e ketë më të lehtë.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Belgjikë javës që vjen më 12 gusht, duke filluar nga ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore