Stil

Angelina Jolie, hedh në ankand dhuratën miliona dollarëshe të Brad Pit


Aktorët e njohur Angelina Jolie dhe Bard Pit pas betejës mbi divorcin që nga 2016-ta që vazhdojnë një betejë divorci për kujdestarinë e fëmijëve dhe deri më sot ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Por sikur të mos mjaftonte me kaq Angelina ka nxjerrë në shitje për miliona dollarë pikturën e Winston Churchill, që u ble për të nga Brad Pitt si një dhuratë, thonë burime për “Page Six”.

Piktura e vitit 1943 e Churchill u ble për herë të fundit nga tregtari i antikave në New Orleans M.S. Rau në vitin 2011-të, për 2.95 milionë dollarë nga një blerës pa emër, dhe përfundoi në koleksionin e familjes së Jolie. Burimet tregojnë për Page Six se blerësi në atë kohë ishte koleksionisti i apasionuar i artit Brad Pitt, i cili ia dhuroi atë Jolie.

Piktura, “Tower of the Koutoubia Mosque”, u krijua nga Churchill për Presidentin, Franklin D. Roosevelt dhe vlerësohet të arrijë deri në 3.4 milionë dollarë sipas Christie’s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore