Jetesë & Stil

Angelina Jolie: E di se nuk jam një nënë perfekte


Angelina Jolie dhe fëmijët e saj

Aktorja e famshme, Angelina Jolie, thotë të mos jetë “prindi perfekt”, ndërsa tregon se akoma ka dyshime për aftësitë e saj prindërore, marrë parasysh edhe numrin e madh të fëmijëve – gjashtë sosh.

Jolie, e cila është nënë e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakëve, Vivienne dhe Knox, ka thënë se është e ashpër me vetën e saj, kur në pyetje vihet prindërimi.

Angelina Jolie dhe fëmijët e saj.”Unë nuk jam një prind i përsosur në asnjë mënyrë”.

“Çdo ditë ndihem sikur jam më i vetëdijshëm për gjithçka që nuk bëj siç duhet. Dhe jam shumë e ashpër me veten time, sepse pyes veten, ‘A Po bëj gjënë e duhur? A thashë gjënë e duhur?'”, ka thënë Jolie në një intervistë për magazinën, “People”.

Yllit fitues i “Oscars”, po i pëlqen të shikojë fëmijët e saj teksa rriten dhe zhvillojnë personalitetet e tyre unike.

Angelina Jolie.

“Unë kam gjashtë qenie njerëzore shumë individuale në shtëpinë time. Jam shumë e emocionuar për të gjitha fazat e ndryshme, ndjenjat dhe kuriozitetet që ata kalojnë”.

“Ne duhet t’i ndihmojmë ata të kuptojnë se kush janë. Dhe ju nuk mund të kuptoni se cilët janë ata nëse nuk zhvilloheni me entuziazëm me ta”, thotë ajo.

Angelina po ashtu, mendon se fëmijët e saj kanë pasur “një ndikim shumë domethënës tek njëri-tjetri”.

“Ata janë njerëz mjaft të mrekullueshëm dhe për shkak se janë gjashtë, mendoj se ata kanë pasur një efekt shumë domethënës tek njëri-tjetri”.

“Unë jam shumë e sinqertë dhe njerëzore me fëmijët e mi.”

Ndryshe, së fundmi, Angelina është fotografuar teksa ka dalë sërish me ish-bashkëshortin e saj, Jonny Lee Miller.

Angelina Jolie, Jonny Lee Miller.

Ish-çifti u fotografuan duke shijuar një darkë së bashku, në Beverly Hills të California-s.

Ylli i “Maleficent”, i cili ende po lufton me çështjen e divorcit me Brad Pitt, ishte në makinën e Miller para se ata të largoheshin së bashku.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore