Shqipëria

Anëtarja e PD-së, Kokalarit: Mbushe xhepat me dollarët e foltores, tani po largohesh


“Rrugë të mbarë Evis! Po ikën siç erdhe, pa ftuar dhe pa lavdi. Erdhe si emigrante me ambicie për të shkatërruar Partinë Demokratike bashkë me Sali Berishën, por po ikën bashkë me Sali Berishën duke na lënë më në fund të qetë ta ringremë partinë”.

Kështu shkruan anëtarja e Partisë Demokratike, Violeta Geci, lidhur me largimin e aktivistes Evi Kokalari me të cilën ka pasur dhe një konfrontim.

Ajo theksoi gjithashtu se Kokalari “ka mbushur xhepat me dollarët e foltores”.

“Tani që e pe që s’ka më foltore dhe Saliu iku nga politika, po ikën dhe ti. Turp për ty moj Evis që guxove hyre në partinë tonë dhe e bëre pis me arrogancën tënde”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore