Shqipëria

Kokalari reagon sërish: Nuk e kam braktisur Berishën


Aktivistja Evi Kokalari, nëpërmjet një statusi në median e saj sociale Facebook, ka komentuar se do të rikthehet në SHBA pas angazhimit të saj në foltoret e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ky veprim i Kokalarit, u komentua gjerësisht si një “braktisje” që ajo po i bënte kauzës Berisha.

Mirëpo, vetë aktivistja, e ka përgënjeshtruar këtë fakt.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishës. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund”.

Kështu shkruan Kokalari rishtazi në Facebook-un e saj.

Sakaq, ajo ka pasur një mesazh, edhe për personat, të cilët i kanë komentuar se ajo është dorëzuar.

“Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”, përmbyll ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore