Jetesë & Stil

Ana Lleshi debuton me këngën e parë, “tornado” nga komentet negative


Ish protagonistja e emisionit “Për’puthen”, Ana Lleshi, ka publikuar këngën e saj të parë me titull “Deal”.

Projekti i parë muzikor nga Ana është lansuar edhe me video klip të xhiruar nga kompania Max Productions, masterizimin dhe muzikën e së cilës e ka bërë Marcolino, teksa për tekstin është përkujdesur, Foggy.

Në skenat e klipit, pjesë e së cilit është edhe protagonisti tjetër i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, Lleshi, shfaq linjat e saj trupore me veshje transparente dhe pamje të kuruar deri në detaje.

Por, projekti i parë i Ana Lleshit, i cili e solli atë si një rep artiste të re në industrinë e muzikës, nuk u prit mirë nga shumë ndjekës të këngëtares.

Komentet negative dominonin në të gjitha platformat ku kënga është publikuar, përfshirë Instagramin e Lleshit, si dhe kanalin e saj në YouTube.

Një koment nga një ndjekëse në Instagram, drejtuar Anës thotë – “Me fal, a e ke dëgjuar këngën para se ta hedhësh?”.

“Seriozisht e ke ti?”, shkruan një ndjekëse tjetër.

Ndërsa kishte edhe nga ata që e sugjeruan Lleshin për ta eliminuar këngën – “Kurrë s’është vonë për me e fshi”.

Ana Lleshi, kanal ka hapur edhe në YouTube ku ka plasuar këngën e saj të re, por që historia e njëjtë vijon edhe aty.

Projekti muzikor “Deal”, klikuar mbi 300 mijë herë për më pak se 24 orë, duket të mos jetë i pëlqyer nga audienca.

Në opsionet “Pëlqej” dhe “Nuk e pëlqej”, më shumë persona kanë shtypur butonin e opsionit të dytë, teksa edhe komentet u bënë virale duke marrë shumë “pëlqime” me batutat e shkruara si dhe kritikat mbi të kënduarit e Anës në gjuhën angleze.

“Anglishtja left the chat”, shkruan një komentuese.

Duke qenë se Ana Lleshi është protagonistja e dytë nga “Për’puthen” që ka vazhduar rrugëtimin e saj drejt muzikës, nuk munguan as krahasimet me Melisa Lleshin, e cila deri më tani ka publikuar dy projekte që kane rezultuar shumë të suksesshme.

“I kërkoj falje publikisht Melisës, kur kam thënë që nuk di të këndoj, ajo qenka lule në krahasim me ty”, shkruan një komentues në kanalin zyrtar të Ana Lleshit në YouTube.

Të shumta ishin edhe komentet mbi skenat provokuese të këngëtares, ku Lleshi, u paraqit me “e nxehtë” se kurrë më parë.

Gjithsesi, ky është vetëm projekti i saj i parë dhe presim të shohim se çfarë do të na sjellë radhës tjetër, këngëtarja më e re e estradës, Ana Lleshi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore