Jetesë & Stil

Ana Kallaku rrëfehet në “Pikë” për eksperiencën në programin më të ri të pasdites


Ana Kallaku ka zbuluar të rejat e fundit sa i takon kalimit të saj nga “Scan Tv” tek “Ora Tv” me programin e pasdites.

Moderatorja Kallaku ishte e ftuara e radhës në programin e showbizz-it “Pikë”, i cili drejtohet nga Adela Osmani.

Fillimisht, ajo deklaroi se puna i zë pjesën më të madhe të ditës dhe se përpiqet që atë pak kohë të lirë t’ua dedikojë fëmijëve.

“Unë në orën tetë të mbrëmjes kthehem në shtëpi dhe kjo është koha e munguar e pasditeve që më parë ua dedikoja fëmijëve. Nuk e ndiej shumë kohën se puna të mban lidhur, por fëmijët e mi e ndiejnë mungesën”.

Në vijim, ajo ka zbuluar se ky “shqetësim i saj” është edhe pjesë e bisedave mes Kallakut dhe bashkëshortit të saj.

“Në diskutimet me bashkëshortin, çdo ditë themi që kjo është dita e fundit dhe rutina do ndryshojë”.

Mes të tjerash, Kallaku pranoi se emisioni i merr shumë nga koha, që më parë ia dedikonte familjes, porse e bën me shumë dashuri punën e saj.

A është kjo një arsye për të hequr dorë nga programi?

Në vijim të intervistës, Kallaku theksoi se nuk do ta linte programin që po bën aktualisht për një tjetër mundësi televizive, të paktën “jo për momentin”.

Teksa u pyet për momentet më të vështira televizive, zbuloi se vonesat e të ftuarve i shkaktojnë pak “ankth”.

“Është përgjegjësia jonë ta bëjmë të ftuarin të ndihet mirë kur është në studio, por nëse do veçoja një moment të sikletshëm, do thosha se kur jemi në transmetim live dhe minutat kalojnë, aty është sikleti im më i madh. Frika e ardhjes së tyre në kohë është një barrë që më duket sikur më shkrin çdo ditë”, përmbylli Ana Kallaku./AlbanianPost

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore