Lajme

Amsterdam/ Pengmarrësi në dyqanin ‘Apple’ nuk i mbijeton plagëve të marra pas goditjes nga makina e policisë


Një 27-vjeçar, i cili mbajti pengje disa orë në një dyqan “Apple” në Amsterdam, ka vdekur në spital nga plagët e marra.

I riu kishte hyrë në dyqan të martën, duke marrë peng një person dhe duke kërkuar rreth 200 milionë euro në kriptomonedhë.

I dyshuari u godit qëllimisht nga një makinë policie pasi doli nga ndërtesa për të ndjekur pengun, i cili kishte arritur të shpëtonte.

Ndërsa një hetim është në vazhdim nga autoritetet.

Policia nuk e ka bërë publikisht emrin e të dyshuarit, por tha se ai ishte banor i Amsterdam-it me precedentë penalë. Ata ende nuk kanë përcaktuar një motiv.

Ata thanë se një hetim kishte gjetur se i dyshuari kishte eksploziv në trupin e tij, por se ata nuk ishin gati për të shpërthyer.

Oficerët u thirrën fillimisht në dyqanin “Apple” në zonën “Leidseplein” të kryeqytetit holandez rreth orës 17:40 me orën lokale (16:40 GMT) të martën, pasi i dyshuari i veshur me kamuflazh hyri në ndërtesë. Dhjetëra persona u larguan nga dyqani, ndërsa katër u fshehën në një dollap.

Imazhet e qarkulluara në mediat holandeze dukeshin se tregonin një burrë që tundte një armë zjarri në njërën dorë, ndërsa mbante një person në krahun tjetër.

Personi i armatosur dërgoi foto në kanalin televiziv të Amsterdamit “AT5”, ku dukej se tregonin eksploziv të lidhur në trupin e tij.

Pas gati pesë orësh, pengu arriti të shpëtonte kur uji u dërgua në dyqan me kërkesë të personit të armatosur.

Shefi i policisë së Amsterdam-it, Frank Paauw, tha se pengu – një burrë bullgar, jo një britanik, siç u raportua më parë – kishte luajtur një “rol heroik duke detyruar një përparim” në përplasje.

Në një deklaratë, “Apple” falënderoi klientët dhe punonjësit për menaxhimin e situatës.

“Jemi shumë mirënjohës dhe të lehtësuar që punonjësit dhe klientët tanë në Amsterdam janë të sigurt pas kësaj përvoje të tmerrshme”, përmbyllet deklarata e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore