Pajisje

Amsterdam/ Pengmarrësi goditet nga makina e policisë kur doli nga dyqani Apple


Në Holandë, policia ka njoftuar se ka prangosur një pengmarrës, duke e rrëzuar atë me një automjet policie teksa po dilte me vrap nga një dyqan Apple-i në Amsterdam.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se burri kishte armë dhe u kërkua për eksploziv nga një robot teksa ishte shtrirë i plagosur në tokë.

Sipas policisë, pengu u lirua pa pësuar dëmtime dhe sulmuesi u arrestua dhe u trajtua nga mjekët.

Për herë të parë, oficerët u thirrën në dyqanin Apple në zonën Leidseplein të Amsterdam-it të martën e 22 shkurtit rreth orës 17:40 me orën lokale.

Në mediat holandeze, imazhet që qarkullonin tregonin një burrë që mbante një armë zjarri në njërën dorë dhe një person në krahun tjetër.

Policia, kur ndodhi përleshja, u kërkoi njerëzve në zonë të ndalonin ndarjen e imazheve ose transmetimeve të drejtpërdrejta në mediat sociale.

Kjo në mënyrë që të mbronin sigurinë e atyre që ishin ende brenda ndërtesës.

Sakaq, dëshmitarët aty pranë kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna armësh kur filloi incidenti, por policia nuk e ka konfirmuar këtë.

Çka ka zbuluar policia është se oficerët kanë arritur që më vonë “të ndalonin pengmarrësin, duke e goditur kur doli me vrap nga ndërtesa”.

Sulmuesi në fjalë ishte një 27-vjeçar, banor i Amsterdam-it.

Sakaq, dyqani i Apple-it ndodhet në një shesh popullor në qendër të qytetit të Amsterdam-it. Dhe është dyqani kryesor i kompanisë në qytet, duke zënë një vend të spikatur në ndërtesën Hirsch të fillimit të shekullit të XX-të në këndin jugor të sheshit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore