Kosova

“Amerika është me Kosovën dhe Bosnjën, absolutisht”


Jen Psaki

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, pas shqetësimeve se agresioni rus në Ukrainë mund të jetë nxitës i një konflikti të re në Ballkanin Perëndimor.

Kështu Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, një një konferencë për media ka konfirmuar se SHBA-të janë me Kosovën dhe Bosnjën në përballje me ndikimin ruso-kinez në Ballkanin Perëndimore.

“Rusia dhe Kina po përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Presidenti Biden është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që ju bë Psakit.

“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi përcilleni këtë garanci menjëherë”, u përgjigj shkurt Psaki.

Ndryshe në një intervistë për agjencinë e lajmeve kroate, Hina, i dërguari special i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, duke komentuar invazioni rus në Ukrainë, kishte potencuar se përpjeka e perëndimit duhet të koncentrohet në atë që kriza në Ukrainë të mos përhapet edhe në gadishullin Ballkanik.

Peach një ish-ushtarak, ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia duke thënë se lufta në Ukrainë është një sfidë për Evropën.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të punojmë së bashku për t’u siguruar që lufta të mos përhapet në Ballkanin Perëndimor. Unë jam që të punojmë me miqtë tanë në rajon që kjo të mos ndodhë”, kishte theksuar Peach.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore