Jetesë & Stil

Amber Heard thyen heshtjen pas gati 200 ditësh jo aktive në mediat sociale


Pas lajmeve të bujshme që prodhoi gjyqi i saj mediatik me Johnny Depp vitin e kaluar, aktorja Amber Heard theu heshtjen në përpjekje për të vazhduar karrierën dhe imazhin e saj publik, duke qenë se pas procesit gjyqësor, ajo u veçua si “e keqja” në martesë me yllin e “Pirates of the Caribbean”.

Heard përfitoi nga rasti për t’u rishfaqur, duke promovuar aktualisht filmin e saj të ri “In the Fire”, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Filmi zhvillohet në vitin 1988, ku ajo luan një psikiatër amerikane, e cila është e vendosur të zgjidhë rastin e një djali nga Kolumbia të akuzuar si djall nga njerëzit e një komuniteti.

“Unë jam në kontroll të shumicës së asaj që del nga goja ime”, tha Heard gjatë fundjavës.

“Çfarë unë nuk e kontrolloj është se si krenaria ime në këtë projekt dhe gjithçka që kemi vendosur në këtë film mund të rrethohet nga klipe të gjërave të tjera”, shtoi ajo.

Ajo foli gjithashtu se sa e vështirë ka qenë për të të përballet me kritikat ndaj saj pas zbulimeve që dolën në dritë në gjyqin me Depp – “Është diçka që më është dashur të mësoj, që nuk i kontrolloj historitë që të tjerët krijojnë rreth meje. Kjo është diçka që unë ndoshta do ta vlerësoj si një bekim gjatë rrugës”, shtoi ajo.

“Për momentin, thjesht nuk dua që të më hidhen kaq shumë gurë. Pra, le ta nxjerrim elefantin nga dhoma dhe më lejoni ta them. Unë jam një aktore. Unë jam këtu për të mbështetur një film. Dhe kjo nuk është diçka për të cilën mund të paditet”, ka thënë Heard.

Aktorja foli gjithashtu për arritjet e saj në aktrim, duke siguruar se ka dekada në industri që e lejojnë atë të fitojë respekt për të qenë vetja.

“Kjo është mjaft e rëndësishme. Ajo që kam kaluar nuk e bën aspak karrierën time. Dhe sigurisht që nuk do ta ndalojë karrierën time. Pra, le të flasim për këtë film”, ka insistuar aktorja.

Gjithashtu, Heard ka bërë edhe dy postime në rrjetet e saj sociale, pas gati 200 ditësh heshtje, sërish për të folur për promovimin e filmit dhe pjesëmarrjen e saj në festivalin e filmit në Itali.

“Çfarë pritjeje. Faleminderit të gjithë fansave dhe ndjekësve të mi. Jam shumë e prekur”, ka shkruar Heard në një postim të shkurtër në Instagram, ku shihet një turmë që i afrohet makinës ku ajo po udhëtonte për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Taormina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore