Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach i bëri thirrje Beograd-it zyrtar që t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Ukrinform”.
Tolkach, së bashku me kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Serbisë Ivica Daçiç dhe kryetarin e Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë Dragan Çormaz, morën pjesë në hapjen e konferencës “Vendi i Serbisë në Komunitetin Euro-Atlantik” në parlamentin serb.
Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Ukrainës vuri në dukje se vendi i tij po lufton kundër agresorit rus, duke mbrojtur jo vetëm veten, por edhe vlerat dhe lirinë demokratike, si dhe të ardhmen e Evropës.
“Serbia ka zgjedhur rrugën evropiane, që do të thotë se ne po e mbrojmë të ardhmen e Serbisë”, theksohet në mesazhin e tij.
Ambasadori falënderoi gjithashtu Serbinë për mbështetjen e rezolutave të OKB-së që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe për mikpritjen e saj ndaj qytetarëve ukrainas që gjetën strehim në Serbi.
Në të njëjtën kohë, Volodymyr Tolkach i bëri thirrje palës serbe që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, si dhe të forcojë përpjekjet e përbashkëta për të ndaluar agresorin, i cili përbën një kërcënim për Evropën e bashkuar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, beson se presioni ndaj vendit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë nuk duhet të pengojë rrugën e mëtejshme drejt Bashkimit Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tensione sërish te Bashkia Tiranë, protestohet me molotov
-
Peleshi në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë
-
Blinken dhe Xi takohen, duan ‘partneritet, jo rivalitet’
-
‘Ditët e Bujqësisë’: Bashkëpunim rajonal me fokus fuqizimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural