Kosova

Ambasadori rus në Serbi: “Kosova nuk është e vetëdijshme për implikimet e veprimeve të tyre”


Ambasadori i Federatës së Rusisë në Serbi, Aleksandër Boçan-Kharçenko

Ambasadori i Federatës së Rusisë në Serbi, Aleksandër Boçan-Kharçenko, në një intervistë dhënë për gazetën “Kord”, ka thënë se Prishtina “nuk është e vetëdijshme për implikimet serioze që mund të kenë aksionet policore” në Veri të Kosovës.

“Arsyet për vonesën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, bien mbi mosdashjen e Institucioneve të Përkohshme vetë-qeverisëse të Kosovës për të bërë bisedime serioze”, ka deklaruar ai.

“Kjo qasje i bie se dialogu i Brukselit, në akordim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, ka potencialin e mos-utilizimit”, ka vazhduar ky ambasador.

Sipas këtij diplomati rus, lehtësuesit dhe përgjegjësit e tjerë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi “duhet t’ua theksojnë udhëheqësve shqiptarë të përmbushin obligimet e tyre”.

“Në rend të parë formimin e komunave serbe”, vazhdon ai.

“Shurdhësia ndaj këtij obligimi e dëmton vetë Prishtinën, dhe presim që ju ta kuptoni këtë sa më parë”, ka thënë ai, transmeton “Srna”.

Kharçenko thotë se “përpjekjet e Prishtinës për ta destabilizuar rajonin, përfshirë bastisjet e policive speciale lokale në Veri, vetëm se do të rrisin tensionet”.

“Na vjen keq që ata që marrin këso vendimesh nuk janë të vetëdijshëm për implikimet e mundshme serioze që kanë”, ka thënë Kharçenko.

Ditë më parë gjithashtu Aleksandër Boçan Kharçenko, në një ligjërat online me titull “Partneriteti strategjik ruso-serb dhe situata në Ballkan”, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Kosovës që “t’i implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara”.

“Veçanërisht Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ascoacioni është më e rëndësishmja nga të gjitha marrëveshjet”, raporton N1.

Ky ambasador, i cili edhe në mesin e tensioneve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në shtator qëndroi në anën tjetër të kufirit serb duke i inspektuar forcat ushtarake, thotë se është e pakuptimtë që Kosova të kërkojë njohje nga Serbia.

“Kërkesa e Prishtinës që Serbia ta pranojë Kosovën është nonsense, dhe gjithkush që e kupton realitetin e kupton që është edhe e pamundshme”, deklaroi ambasadori rus në Serbi.

“Ne dialogum e mbështesim, sepse rrugë tjetër nuk ka. Ne edhe s’jemi të kënaqur me gjendjen e tanishme për shkak të mungesës së rezultateve”.

Ambsadori rus tha se janë të kënaqur me pozicionin neutral ushtarak të Serbisë, dhe mos-antërësimin e tyre në NATO.

“Ne besojmë se kjo gjë ka të bëjë me sovranitetin. Neutraliteti ushtarak siguron stabilitet dhe zhvillim për aq sa Ballkani Perëndimor është i preokupuar”.

“Përveç Kosovës, situata në Ballkan duket keq dhe shkakton shqetësime në Rusi, si dhe ajo në Bosnje dhe Hercegovinë, që nuk është dukur më keq që nga viti 1996”, vazhdoi të tregojë ai.

Sipas ambasadorit rus, marrëdhëniet Serbi-Rusi janë “më shumë se të kënaqshme”.

“Dhe tani, pavarësisht marrëdhënieve aktuale Rusi-BE, ne besojmë se bashkëpunim në të ardhmen me Ballkanin Perëndimor ekiston nëse i lëmë politizimet anash”.

“Nëse përqendrimin e vëmë në ekonomi dhe projekte ekonomike që i shkojnë përshtati interesave dhe kërkesave të Serbisë, Rusisë dhe BE-së”, përfundoi Kharçenko

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore