Sport

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë uron garuesit nga Kosova në LOD “Pekini 2022”


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka uruar fat dhe sukses ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier i ka uruar gjitha të mirat për pjesëmarrjen e parë të Kiana Kryeziut në LOD si dhe Albin Tahirin.

“I uroj ekipit të Kosovës – dyshes dinamike Kiana Kryeziu, gruas së parë që e përfaqëson Kosovën në Lojtarët Olimpike Dimërore dhe Albin Tahirit, garuesit të parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore – shumë fat dhe sukses në garë për medalje të artë”, ka shkruar Jeff Hovenier.

Kosova parakaloi sot në ceremoninë hapëse të lojërave “Pekini 2022”, me skitarin Albin Tahiri si bartës të flamurit shtetëror.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahet nga 4 deri më 20 shkurt në Pekin dhe Kosova po merr pjesë për herë të dytë në historinë e vet në lojëra dimërore, me dy skitarët, Kiana Kryeziun dhe Albin Tahirin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore