Lajme

Ambasadori britanik: Kisha Ortodokse Serbe, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës


Jonathan Hargreaves me peshkopin Teodosije

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar të martën Kishën Ortodokse në Graqancië, ku është takuar edhe me peshkopin Teodosije.

Lajmi është bërë i ditur nga verë Hargreaves, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“Kisha Ortodokse Serbe është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës. E shijova rastin të bisedoj me peshkopin Teodosije dhe të bëj një vizitë në manastirin madhështor të Graçanicës”, ka shkruar diplomati britanik.

Hargreaves e kishte mirëpritur vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e 193-të të ekzekutivit njoftoi se ka urdhëruar Agjencionin Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Këto komente, Hargreaves i kishte bërë përmes një postimi në platformën X, ku kishte theksuar se një akt i tillë dëshmon guxim politik.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili dëshmon guximin politik dhe përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit”, shkroi diplomati britanik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore