Shqipëria

Ambasadorët përkujtojnë Ditën e Dëshmorëve të Shqipërisë


Ambasadori anglez në Shqipëri, Duncan Norman, më 5 maj, ka zhvilluar homazhe në nder të Dëshmorëve të Atdheut shqiptar.

Nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter, Norman, shkruan se “vendosa një kurorë lulesh në Memorialin e Dëshmorëve të Kombit, në emër të të gjithë diplomatëve në Tiranë”.

“Sot ne nderojmë ata që dhanë jetën e tyre për vendin e tyre”, e mbyll postimin Ambasadori.

Po ashtu reagim ka pasur dhe nga Ambasada amerikane në Facebook.

“Në Ditën e Dëshmorëve në Shqipëri ne nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë”.

Duke e mbyllur postimin se Dëshmorët “duhen kujtuar përherë për guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre”.

Homazhe në nder të Dëshmorëve të Atdheut ka pasur dhe nga politikanët shqiptar.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën më 5 maj 1942. Ditë kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në këtë Ditë janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje.

Ata kujtohen jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore