Lajme

Ambasada Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Biden-it për urdhrin e ri ekzekutiv


Ilustrim, emblema e Ambasadës Amerikane në Kosovë me prapavijë Flamurin Amerikan

Ambasada Amerikane në Kosovë e mirëpret vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, për urdhrin e ri ekzekutiv që sjell sanksione të reja për Ballkanin Perëndimor në kontekstin e sundimit të ligjit.

Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky urdhër siguron mjete të reja për luftimin e korrupsionit dhe veprimeve të tjera që minojnë qeverisjen demokratike të çdo shteti”.

“Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Sipas Ambasadës Amerikane, korrupsioni dëmton çdo institucion politik të SHBA-ve dhe aleatëve të saj.

“Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë dhe aleatëve tanë.

Presidenti i SHBA-ve, më datë 8 qershor të këtij viti, nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv, që parashihte futjen në Listë të Zezë të të gjithë  zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk respektojnë marrëveshjet e arritura dhe destabilizojnë rajonin në fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore