Shqipëria

AMA identifikon raste shkeljesh etike në programe


Gjatë procesit të monitorimit sistematik të përmbajtjeve të transmetuara, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka identifikuar raste të shkeljeve etike në programe.

Sakaq, rastet janë shqyrtuar në referencë me kërkesat e ligjit dhe të Kodit të Transmetimit dhe AMA ka qenë në komunikim me OSHMA-të për problematikat e vërejtura.

Liria e veprimtarisë audiovizive dhe hartimi i katalogëve të larmishëm programorë, për AMA-n, nuk ka lidhje me përmbajtje të papërshtatshme që cenojnë dinjitetin e pjesëmarrësve në emisione si dhe të ndjekësve.

“Në ligjin ku flitet për detyrimet e OSHMA-ve, mes të tjerave thuhet dhe që duhet ‘të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut’, apo ‘të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik’…”, ka bërë me dije AMA.

Po ashtu në Kodin e Transmetimit është përcaktuar se “transmetimet audiovizive respektojnë personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut dhe veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë, si dhe kërkesat e deontologjisë së profesionit të gazetarit”.

Kështu që AMA do të vijojë monitorimin, si dhe do të shqyrtojë çdo ankesë mbi përmbajtjet që nuk respektojnë kërkesat ligjore në fuqi, “duke mbetur në komunikim me OSHMA, për të ndjekur çdo rast të identifikuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore