SONY do të nxjerrë në treg dy altoparlantë shtëpiak të rinj në versionin wireless, SRS-RA5000 dhe SRS-RA3000.
SRS-RA5000 përmban tre altoparlantë 46 mm dhe një tjetër 70 mm. Ndërkohë, për të mundësuar shpërndarjen e zërit horizontalisht dhe vertikalisht, altoparlantët përfshijnë teknologjinë 360 Reality Audio të SONY-t.
Te SRS-RA5000, SONY ka siguruar mundësinë e kalibrimit té zërit sipas ambjentit të dhomës përmes butonit të dedikuar Immersive Enhanced.
Në pajisje përfshihet edhe opsioni i volumit automatik i cili lejon altoparlantin të rregullojë automatikisht tingullin për të siguruar një nivel zëri optimal për secilën këngë.
“Altoparlanti është i lidhur me Amazon Alexa dhe Google Assistant”, sqaron faqja e teknologjisë, Gadgets 360°. Madje, përdoruesit mund ta kontrollojnë atë direkt nga smartphone-i përmes aplikacionit Sony Music Center.
Çmimi i SONY SRS-RA5000 është përcaktuar rreth 599 Euro, ndërsa varianti SRS-RA3000 359 Euro.
Pritet që SONY t’i nxjerrë në treg të dy atoparlantët në muajin shkurt në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com