Jetesë & Stil

“Alo alo” do të jetë projekti i radhës nga Ronela Hajati, kësaj here në bashkëpunim


Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, duket t’i mbajë fjalët e premtuara teksa muaj më parë ishte zotuar se për çdo muaj do nxjerr nga një këngë të shoqëruar me video klip duke e shpalosur kështu dalëngadalë albumin e saj të parë vizual – “Rron”.

Në anën tjetër, “Aventura”, ishte video projekti i fundit muzikor i publikuar nga Ronela, i cili u mirëprit nga publiku dhe fansat e Hajatit, teksa u komentua e komplimentua edhe për dukjen në skenat e klipit, që pos tërheqëse ishte edhe shumë kreative.

Projekti i fundit i këngëtares ka arritur të mbledh mbi 600 mijë klikime në kanalin zyrtar të Ronelës në YouTube, por kjo nuk është e tëra!

Por, derisa Hajati po shijon suksesin e këngës së sapo lansuar, ajo ka nisur xhirimet e video klipit të saj të radhës që pritet të publikohet gjatë muajit qershor.

Ronela ka zbuluar se kënga do të titullohet “Alo Alo” dhe madje do të jetë bashkëpunim, duke mos e zbuluar emrin e artistit apo artistes tjetër.

“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’”.

“’Alo alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë visual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, ka mbishkuar ajo në një video të publikuar në Instagram nga prapaskenat e xhirimeve.

Ndryshe, “Alo Alo”, do të jetë kënga e katërt nga albumi i saj vizual “Rron”, e cila pason “Aventura”, “Shumë i mirë” dhe “Prologue”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore