Sport

Allegri: Ta harrojmë eliminimin, të shikojmë përpara


Juventus-i u mposht u eliminua në mbrëmjen e kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke u mposhtur nga Inter-i me rezultat 1:0, derisa takimin e parë si vendas kishin barazuar me shifrat 1:1.

Pas eliminimit foli ne konferencën për media trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, i cili tha se kjo humbje duhet lënë pas krahëve dhe ekipi të shikojë përpara në ndeshjet e mbetura.

“Duhet të rikuperojmë energjitë dhe të shohim nga kampionati, t’i rikthehemi punës sepse përpara kemi edhe tjetër gjysmëfinale në Ligën e Evropës, ndërsa duhet të mbrojmë vendin e tretë në kampionat”, tha trajneri i Juventus-it.

Ai komentoi ndeshjen e mbrëmshme, derisa tha se ekipi i tij duhet të kishte tentuar më shumë për ta fituar ndeshjen.

“Në 15 minutat e para ishim të përgjumur, por më pas për 60 minuta u shfaqëm mirë. Duhej të bënim më shumë në pjesën e sulmit, të kishim tentuar më shumë goditje në portë”, shtoi tekniku italian.

“Provuam deri në fund që të fitonim në ‘San Siro’, por nuk ishte e lehtë. Në harkun e 180 minutave ato që vendosën ishin episodet dhe për këtë duhet të jemi edhe më të zemëruar. Futbolli nuk ka shpjegim dhe na vjen keq që u eliminuam nga Kupa”, tha mes tjerash Allegri.

Juventus aktualisht mban vendin e tretë në tabelën e Serie A me 59 pikë, tre më shumë se Milan dhe Roma që mbajnë vendet katër dhe pesë. Pra një luftë e hapur deri në fund për një vend në zonën Champions.

Ndërkohë, ekipi i Allegri-t është kualifikuar edhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku do të kenë punë me rekordmenët e kësaj gare, Sevilla-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore